Ashtu siç ishte parashikuar, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë sot Kosovën. Në axhendën e publikuar nga mediat kosovare, bëhet e ditur se kryediplomati grek do të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00.
Ndërsa do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla.
Homologia e tij kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.
Në ora 9:30 ministri grek do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në ora 11:00 do të pritet nga ministrja e Jashtme Haradinaj-Stublla.
