Ministrja britanike që shpalli ‘non grata’ Berishën, sfidon pasardhësen, feston me shqiptarët në Londër

AKTUALITET


Priti Patel është një nga politikanet më të njohura të Partisë Konservatore në Britaninë  Madhe. Ajo është politikanja që ka qenë ministre e Brendshme, përpara Suella Braverman, e cila hyri në polemikë me shqiptarët, duke i diksriminuar për hir të atyre që udhëtojnë në mënyrë klandestine në Britani.

Pate, e cila thuajse ka të njëjtin profil me Braverman pasi vjen nga një familje ugandeze-indiane, pra familje emigrantësh, ka sfiduar kolegen e saj, në një aktivitet me shqiptarët në Londër.


Pratel ka promovuar biznssin e dy vëllezëreve me origjinë nga Kukësi.

“Nder i madh t’i bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur pubin e tyre fantastik “The Green Man Little Braxted”.

I uroj Yllit e Abit, sukses me biznesin e tyre. Ju ftoj të vizitoni barin e restorantin e tyre të klasit të parë me ushqime shumë të shijshme”, shkruan deputetja konservatore që është zgjedhur në zonën e Londrës që banohet kryesisht nga emigrantë. Patel ishte Ministrja në detyrë që firmosi shpalljen Non Grata të Sali Berishës./TemA




Skip to toolbar