Miratohet rezoluta e OKB-së për armëpushimin në Gaza

BOTA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mirtuar miratojë rezolutën që bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza. Katërmbëdhjetë vende mbështetën projekt-rezolutën e paraqitur nga anëtarët jo të përhershëm të vendit.

Ndryshe nga hera e kaluar, SHBA nuk ka vendosur veton por ka abstenuar.

Në rezolutën e re, sipas një versioni të parë nga AFP-ja, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm.Rezoluta po ashtu kërkon lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve si dhe heqjen e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmave humanitare.

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos.



Skip to toolbar