Kërkoi leje për në Kuvend, Apeli rrëzon Berishën

AKTUALITET


Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Berisha mbahet i izoluar prej datës 30 dhjetor pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Fillimisht Gjykata e Shkalles së Parë caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën, por ai nuk e zbatoi asnjëherë, çka detyroi prokurorinë të ashpërsonte masën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie.”

Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, që përfaqësonte familjet e disa ish-pronareve që përfituan më pas pronën në ish-kompleksin Partizani por në kundërshti me ligjin.



Skip to toolbar