Mitsotakis: Greqia nuk do të dërgojë sistemet Patriot në Ukrainë, na duhen

BOTA


“Greqia nuk do të dërgojë sistemet e mbrojtjes Patriot në Ukrainë,” kështu deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë të dhënë për Skai TV të enjten mbrëma.

“Ne u pyetëm dhe ne shpjeguam pse nuk mund ta bëjmë atë,” tha Mitsotakis duke shtuar se këto sisteme janë “kritike për aftësinë parandaluese të mbrojtjes së Greqisë”.


Reuters shkruan se mbrojtja është një çështje shumë e ndjeshme për Athinën duke pasur parasysh tensionet me Turqinë dhe veçanërisht kur në pushtet është një qeveri konservatore.

Greqia ka dërguar në Ukrainë në të kaluarën mijëra raketa, eksplozivë, automjete IVF, ndezës me eksploziv të lartë, municione dhe raketa antitank.

SHBA do të presë të premten një takim virtual të donatorëve ndërkombëtarë të ndihmës në Ukrainë, disa ditë pasi Kongresi doli nga një gjysmë viti bllokimi për të miratuar një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Të hënën Ministrat e Bashkimit Evropian kërkuan nga Greqia dhe Spanja që të siguronin më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën, konkretisht sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.




Skip to toolbar