Mitsotakis i kujton kushtin Shqipërisë për negociatat

BOTA


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka kujtuar sërish Shqipërisë kushtin e saj, se nëse dëshiron që Greqia të jetë pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e saj në BE, duhet të jap prova konkrete se nuk po diskriminon pakicat greke. Gjatë një deklarate për mediat, Mitsotakis tha se vetëm nëse Shqipëria njeh të drejtat e pakicave greke në territorin  saj, atëherë do të jenë pro hapjes së negociatave në vend.

Asnjë negociatë pranimi me Shqipërinë përveç nëse hiqet diskriminimi ndaj pakicave. Duam të shohim një ndryshim të qëndrimit të qeverisë ndaj minoritetit grek” tha ai.


Këto deklarata janë të përsëritur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, që kërkon vënien si kusht respektimin e të drejtave të pakicave greke, dhe kanë marrë përgjigje më herët nga Ministria e Jashtme ku ka deklaruar se “në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim.”

Bashkimi Europian më 17 dhe 18 tetor pritet të marrë vendimin nëse do të hap apo jo negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.




Skip to toolbar