Shqipëria ka dhe dy finale të fundit përballë Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në “Air Albania” për të shkuar në Europianin “Gjermani 2024”. Trajneri Silvinjo ka folur në konferencën për shtyp për këto dy përballje dhe gjithashtu për lojtarët e grumbulluar.
“Fillimisht, kemi dy finale, të rëndësishme. Vijmë këtu me 40 lojtarë të grumbulluar, këtë herë 24, hera e parë për Muçollin. Mihaj kishte një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por jemi të mbuluar në atë pozicion. Sa i përket fazës ofensive kemi Cikalleshin dhe Dakun. Ne ndoshta kemi sulmues të dytë Uzunin e Seferi dhe një lojtar tjetër si i dytë, Çuni kishte një mundësi me ne me Bullgarinë, e kam provuar në krah, por ai nuk është lojtar i krahut, por në këtë moment kemi 3-4 lojtarë në zonë, Ndoshta mungojnë lojtarë krahu në mesfushë, ndaj morëm Muçollin. Jemi në dy ndeshje vendimtare për ne. Ato përcaktojnë të ardhmen tonë, në aspektin futbollsitik. Ne mendojmë se Muçolli është teknikisht i aftë të lëvizë topin, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë te Goteborgu. Nuk është një lojtar tranzicioni por teknik, menaxhon mirë ndeshjen. Ne do të gjejmë përballë skuadra të rreshtuara mirë. Kemi dy kundërshtarë që mbrohen mirë. Moldavia lejon pak hapësira, është e rëndësishme që të qarkullojmë mirë topin.
Nuk kemi frikë, preokupim gjithmonë. Kemi dy finale të rëndësishme, futbolli është shumë i vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi dy finale të rëndësishme, vendimtare, duhet të përgatitemi mirë për të dyja. Kemi një ndeshje të vështirë me Moldavinë, lojtarët janë të karikuar, i kam dëgjuar. Enea doli nga lista por të tjerët janë gati, e dimë që duhet të përgatitemi mirë. Frikë kurrë, por të impenjuar në punë, që të përgatitim mirë këto ndeshje. Pjesa më e bukur e futbollit është ajo, kur shkon në fushë duhet përgatitur mirë. Duhet ti respektojmë të gjithë, në grup janë të gjithë në garë dhe duhet të hyjmë me forcë në ndeshje.
Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë. Me të drejtë më kujtohet që tani bëhen llogaritë, por në futboll është e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë të dyja, e drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë.
Modul ndryshe? Të dy ndeshjet janë të rëndësishme, e radhës është vendimtare, se jemi në kushte për t’u kualfikikuar. Moldavia është një ekip që në shtëpi apo transfertë janë të organizuar, shfrytëzojnë kundërsulmin, kanë lojtarë të mirë, janë të rreshtuar mirë, të organizuar për kundërsulm, e bëjnë mirë. Janë lojtarë me centimetra, janë të rrezikshëm në standarde. Duhet të përgatitim ndeshjen tonë, jemi organizuar, kemi tranzicionin dhe lojtarë teknikë. Por në nivel strategjik është ajo që kemi folur, ndeshja më pas luhet. Mund të vendoset gjithçka në 90 minuta, por është ndeshja më vendimtare e këtij grupi për ne.
Broja? Janë situata të ndryshme me Mihajn. Ne montiorojmë 56 lojtarë. Me 12 tetor Armando u kthye në Londër dhe nuk u grumbullua. Është lojtar i cili sot bën 11 muaj që kishte dëmtim të rëndë dhe ka kohë të riaftësohet, ai nuk është kthyer plotësisht, ka 11 muaj që nuk bën 90 minuta. Ai nuk ka luajtur në asnjë nga 4 ndeshjet në këtë muaj, ka kohë që të riaftësohet me ngadalësi. Enea Mihaj është i shëndetshëm, bëri 82 minuta, dukej një gjë jo serioze, por më pas u mësua se do të humbasë 3-4 javë. Armando duhet kohë, ngadalë-ngadalë duhet të kthehet. Zakonisht u ndodh lojtarëve me këtë dëmtim. Është një lojtar me kalibër të jashtëzakonshëm, por duhet të respektojmë shëndetin e tij që vjen para të gjithave.