Monika Kryemadhi: LSI nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve

AKTUALITET


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 për programin e kësaj force teksa ka theksuar se LSI nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve.

Kryemadhi përmendi dhe darkën e Dubait, teksa tha se i kushton më shumë fytyra se sa komoditeti në një tavolinë.


Kryemadhi: Mua më kushton shumë më hsumë fytyra se sa një lloj komoditeti në një tavolinë që nuk është më komoditet qoftë kjo edhe e përmasave të Dubait.

Murati: Sa herë ballafaqohemi me premtime elektorale, janë të mirëpritura dhe çdo shqiptar shpreson të realizohet për të mirën e përbashkët. LSI ka qenë në qeverisje me PS dhe LSI, nuk bëhet fjalë për një parti të sapoformuar që e ka luksin të mos ballafaqohet me të shkuarën. Çdo parti bën një ballafaqim me atë që ka bërë në pushtet. Një pjesë e shqiptarëve mund të thotë që përse këtë program LSI nuk arriti ta implementojë.
Balla: Në 2013 fituan zgjedhjet, 40 ditë u morën me programin dhe gjysmën e programit nuk ranë dakord dhe pranuan vazhdoni ju, ne do rrimë në pushtet. Sot po thoni se e keni të panegociueshme
Kryemadhi: Prandaj e keni për herë të parë një grua në krye të një partie. Ndaj LSI nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve.




Skip to toolbar