Mori peng autobusin me 37 persona, policia ekzekuton autorin

BOTA


Personi që mori peng 37 persona në një autobus në Rio de Janerio u ekzekutua nga snajperët e policisë braziliane. Personi, i cili nuk është identifikuar, mori peng mëngjesin e të martës një autobus me pasagjerë dhe kërcënonte se do t’i vinte flakën mjetit me benzinë.

Ngjarja ndodh në një urë ku ndan zonën e Rio de Janerio dhe Niteroit, ndërsa policia evakuoi menjëherë zonën dhe e rrethoi atë. Gjatë negociatave për të liruar pengjet, personi i armatosur u paraqit se ishte polic ushtarak, por nuk dihet ende se pse mori peng 37 persona, të cilët i kërcënonte me vdekje.

Pas disa orëve negociatash të tij me policisë ai bëri të mundur lirimin e 6 pengjeve dhe më pas snajperët bënë të mundur ekzekutimin e tij. Sipas policisë të gjithë pengjet u liruar dhe nuk kanë pësuar lëndime.



Skip to toolbar