Akuzat për përdhunim, mbyllen hetimet për Neymar

SPORT


Policia braziliane ka pushuar hetimin ndaj Neymar, që akuzohej për përdhunim. Lajmin e kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen policisë së Sao Paulos, që është shprehur se “nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të ngritura akuza”. Në këto kushte, organet hetimore që po hetonin yllin e PSG, kanë njoftuar se kanë mbyllur hetimin për shkak të mungesës së provave.

Një hetuese e Policisë së Sao Paulos i ka referuar çështjen prokurorëve publik, të cilët kanë 15 ditë kohë për të bërë vlerësimin dhe për të dhënë vendimin përfundimtar. “Unë përfundova hetimin dje. Nuk gjeta elemente të mjaftueshëm për të ngritur padi”, është shprehur hetuesja Juliana Lopes Bussacos në një konferencë për shtyp.


Neymar i kishte mohuar këto akuza, ku thuhej se ai “përdhunoi një vajzë në një dhomë hoteli në Paris në 15 maj të këtij viti”. Gruaja që denoncoi Neymar në polici, u shpreh se shkëmbente mesazhe vazhdimisht me viktimën, një vajzë 27-vjeçre, e cila pretendonte se ishte përdhunuar në Paris nga Neymar.

Më pas, Neymar publikoi një video në Instagram, ku pretendonte se akuzat ishin një përpjekje për shantazh ndaj tij.  Rasti doli në dritë pak para Copa America, të cilën braziliani e humbi për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.




Skip to toolbar