Përleshje mes bandave në burg, shënohen 50 viktima në Brazil

AKTUALITET


Më shumë se 52 persona të burgosur në burgun e Altamira në Brazil janë vrarë, pas një përleshje masive mes të burgosurëve, që ka zgjatur për rreth pesë orë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, ku dy banda rivale brenda burgut  janë përplasur me njëra-tjetrë, e si pasojë e përleshjeve të dhunshme, kanë humbur jetën 52 të burgosur, raportojnë mediat lokale.


Ndërkohë, zyrtarët e burgut kanë konfirmuar vdekjen e të paktën 16 të burgosurve, të cilët nga disa raportime mësohet se janë vrarë, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur të asfiksuar.

Sipas mediave, në një pjesë të burgut ka pasur vatra zjarri dhe si pasojë shumë të burgosur janë asfiksuar prej tymit apo janë djegur nga flakët. Gjithashtu, raportohet se gjatë përleshjeve mes të burgosurve janë marrë peng dy gardianë, por ata më pas janë liruar.

Vetëm dy muaj më parë, në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme, u vranë të paktën 40 persona.




Skip to toolbar