Trump, letër Erdogan: Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla

AKTUALITET


Mediat amerikane kanë publikuar një letër të jashtëzakonshme që presidenti Trump i ka dërguar homologut turk presidentit Erdogan përmes të cilës i kërkon t’i japë fund luftimeve në Siri.

Në letër Trump i shkruan Erdogan që të mos bëjë “djalin e vështirë” dhe të mos bëhet “budalla” dhe t’i japë fund sulmeve.

“I dashur zoti President. Le të punojmë për një marrëveshje të mirë! Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – por unë do ta bëj këtë”, shkruan Trump.

Trump më pas iu referua sanksioneve ekonomike që administrata e tij do i përdorë në rast se Turqia nuk do të lirojë një pastor amerikan që mbahet i burgosur në Turqi, duke e cilësuar këtë një shembull të vogël të asaj që mund ta priste Turqinë në të ardhmen.

“Unë kam punuar shumë për të zgjidhur disa nga problemet tuaja. Mos e lër botën të shkatërrohet. Ju mund të bëni një marrëveshje të madhe”, shkruan Trump duke pohuar se komandanti i forcave kurde është “i gatshëm të negociojë me ju.”

“Historia do t’ju shikojë në mënyrë të favorshme nëse e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe njerëzore,” i shkruan Trump Erdoganit. “Do t’ju shikoj përgjithmonë si djall, nëse gjërat e mira nuk ndodhin. Mos u bëni kokëfortë dhe i vështirë. Mos u bëni budalla!”

“Do t’ju telefonoj më vonë”, përfundon letra e cila është firmosur “Sinqerisht, Donald Trump”.

Letra u raportua së pari nga Rrjeti i Biznesit Fox, dhe zyrtari i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi përmbajtjen e saj.

Letra është shkruar në të njëjtën ditë që ushtria turke filloi të sulmonte forcat kurde që kishin qenë aleate me SH.B.A. në luftën kundër terroristëve të ISIS. Ky sulm u nis pasi Trump i tha Erdoganit se do të tërhiqte forcat amerikane që do të mbronin kurdët nga zona, një vendim që u prit menjëherë me dënimin e këtyre forcave nga Turqia.



Skip to toolbar