Mosnxjerrja e rezultatit në Vorë/ Celibashi: Moment i vështirë mes dy kërkesave

Më të fundit


Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, i ftuar në ‘Real Story’ analizoi procesin zgjedhor të 11 majit, si dhe rinumërimin i cili vijon me kutitë e fundit. Celibashi tha se mosnxjerrja e rezultateve të Vorës ishte një moment i vështirë mes dy kërkesave të PD dhe PS. Më tej, Celibashi tha se nga ana e PS ka pasur presion të përligjur për nxjerrjen e rezultateve.

“Numëruesit mund të thonin që unë për këtë proces nuk dua të shpallë rezultatin pa qenë i sigurt, thotë që unë e kam pas dyshimin për funksionalitetin e këtij procesi. Nëse shpall rezultatin kompromenton procesin, çfarë të kushton të shpallësh 2 orë më vonë. 

Ishte rastësore që disa prej operatorëve u dhanë komandën të nxirrnin rezultatin për Vorën. Pasi dolën rezultatet ndonjë prej figurave të PD doli dhe tha që Celibashi e ndaloi kur pa që PD ishte fituese. Në fund të fundit duhet të zgjidhja mes kërkesës së PD që për mua ishte e arsyeshme dhe kërkesës së PS. Nga ana e PS ka pasur presion të përligjur për nxjerrjen e rezultateve, dhe ne kemi dakortësuar për votimin elektronik dhe për nxjerrjen e rezultateve.Ka qenë moment i vështirë të akomodoje dy kërkesa, por duhet të marrësh një vendim se cili prej vendimeve i kontribon mbarëvajtjes së procesit.”



Skip to toolbar