MSH: Trendi në rritje tregon se virusi është me të njëjtin intensitet

CORONAVIRUS


Rritja e rasteve me koronavirs ne vend, pasuar ne 24 oret e fundit edhe me 2 viktima, eshte apel i forte per te gjithe qyetaret per shume kujdes, ne mbrojtje te shendetit te secilit dhe njerezve qe na rrethojne.

Ministria e Shendetesise, ka bere me dije sot se situata po pasohet me vijim te shtrimeve te pacienteve ne Spitalin Infektiv.


“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”- njofton MSH.

Ministria e Shendetesise ka theksuar sot se per të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive.

“Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike”- theksoi Eugena Tonimi nga ISHP.

Ajo apeloi qe qytetarët që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë.




Skip to toolbar