Ndërsa në seancën parlamentare diskutohet raporti i ILDKPI për 2018-ën, deputeti Myslym Murrizi ka shpërthyer ashpër ndaj kolegëve deputetë, ndërsa kërkoi hetimin e pasurisë së politikanëve.
Ai bëri një krahasim me vitin 1991 dhe ndryshimet që kanë pësuar në pasuri politikanët shqiptarë në vite.
Ndër të tjera Murrizi ka deklaruar se duhet të fillojnë hetimet për politikanët pasi sipas tij nuk janë më shumë se 500 prej tyre që kanë marrë në qafë Shqipërinë.
“10 faqe për spiunët e shtetit dhe privatit që nuk kanë funksionuar 126 njësi sinjalizues tek sektori publik dhe 426 për sektorin privat. Quani arritje që janë gjobitur disa subjekte. Shqiptarët janë ngopur me spiunë dhe bilbilfryrës. Shqiptareve u ka ardhur ne majën e hundës me spiunët. Vini për të raportuar . Po ishte krahasimi me 2003 dhe 2013 ajo që nuk më pëlqeu. Kjo është një lojë me regjimin komuniste që e krahasonte me 38′. Do doja që të përgatisim një ligj për objektin e punës. Miliona pasuri kanë banorët e kësaj salle. Që kanë ardhur me brekë doku ndërsa sot vijnë me Armani, dikur kishin banjo te fiku tani kanë hale edhe për macet. Unë prapë shoh shumë ata që kanë marrë vendin në qafë nuk i kalojnë 500. Këto që kanë qenë këtu dhe këta që janë këtu. Ata nuk i justifikojnë. A ka verifikim . Ka zyrtarë që kanë aksione në supermarketet e Serbisë dhe që blejnë vila në Firenze. Për vitin 2018…pse nuk i keni me emra deputete, drejtoret, ish ministrat? Pra duke bërë thirrje koha ka ardhur për të bërë një ligj konkret”, tha Murrizi.