Murrizi sulmon aksionin anti-informalitetit, Denaj: Dha rezultat

POLITIKË


Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur tonet duke i kërkuar llogari ministres së ekonomisë, Anila Denja në lidhje me rezultatet e aksionit anti-informalitet të zhvilluar gjatë muajve të verës. Murrizi e cilësoi këtë aksion si show, ku bizneset dënoheshin për një ujë me gaz pa faturë, ndërsa të tjerëve u faleshin gjoba 100 mijë euro. Murrizi tha se ministrja nuk flet për pyetjet e ngritura po shpalos programin e Ministrisë.

Shteti nuk duhet të funksionojë me aksione dhe fushata, deri tani kemi parë vetëm show! Mu duke se po shpalos programin e Ministrisë. Pse e ke anuluar gjobën 100 mijë euro? Ju më thoni e keni pezulluar. Arrestuat 23 administratorë me aksion blic dhe i nxori të gjithë një nga një gjykata. Janë të njëjtët që ju vetë u jepni tendera.


Gjoba është e prillit 2019, 100 milion euro. Më thuaj kush e kontrollon? Ju vini gjoba për një faturë për ujë të gazuar, por për këtë jo ”- tha Murrizi

Replikës se Murrizit, Ministrja e Ekonomisë, Denaj tha se ky aksion dha rezultate, edhe pse ato nuk pritet të jenë të menjëhershme. Ministrja theksoi se qarkullimi ekonomik dhe deklarim i xhirove është rritur.

Kontrollet në biznese janë bazuar te analiza e riskut. Pastaj në maj kemi bërë shumë telefonata për bizneset në bregdet me risk të lartë. Pati edhe një ndërgjegjësim për biznesin dhe më pas u pasua me kontrolle. Në sektorin e Turizmit janë konstatuar mbi 2400 shkelje. Në total janë referuar 19 raste në prokurori për skemat e mashtrimit me TVSH. Për 31 punonjës të Tatimeve dhe 44 të Doganave janë marrë masa. Rezultatet nuk pritet të jenë të menjëhershme, por qarkullimi në disa sektorë të ekonomisë është rritur. Deklarimi i xhirove është rritur. Nuk është luftë anti-informalitet me aksione“. tha Denaj

Këto debate u zhvilluan në seancën e Kuvendit gjatë interpelancës që deputeti Murrizi kërkoi me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për aksionin anti-informalitet, politikën fiskale, investimet e huaja, por edhe punësimin.




Skip to toolbar