Sulmuesi i talentuar shqiptar, Valdrin Mustafa, që u bashkua këtë sezon me ekipin e Hannover II, ka rigjetur përsëri rrugën e rrjetës.
Sulmuesi, që është aktivizuar me ekipin Shpresa të Shqipërisë, ka realizuar dopietën e tij të parë në Gjermani me Hannover II, në takimin që skuadra e tij luajti në shtëpi kundër VfL Oldenburg.
Mustafa ka shënuar dy gola të shpejt në vetëm dy minuta lojë, pikërisht në të 90` dhe 90+2`, duke vulosur fitoren e Hannover II me rezultatin 4-1.
Dy golat e sotëm e çojnë Mustafën në kuotën e tre realizimeve në kampionatin “Regionallliga North” në Gjermani.
Pavarësisht nivelit amator ku luan aktualisht, Mustafa shihet si një talent dhe së shpejti mund të bashkohet me ekipin e parë të Hannover.
Futbollisti shqiptar është nën menaxhimin e ish-kapitenit të Kombëtares tonë, Altin Lala, që ka gjithashtu nën menaxhim dhe Milot Rashicën, yllin e Kosovës që po shkëlqen në Bremen.