Ambasadori i BE takohet me Dumanin: SPAK, lojtar kyç për progresin e Shqipërisë drejt rrugës europiane

AKTUALITET


Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Altin Dumani. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për të vijuar punën dhe për të luftuar korrupsionin.

Gjithashtu ritheksoi se SPAK luan një rol të rëndësishme në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së.


“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e SPAK dhe isha i lumtur që prita sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani”, ka thënë ai. /abcnews.al/




Skip to toolbar