Ndahet nga jeta e gazetari i CNN, Lerry King, Sokol Balla: Me të vdiq paanshmëria

CORONAVIRUS


Gazetari amerikan, Larry King ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare. Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Los Angelos.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të tij, ka reaguar gazetari i njohur Sokol Balla. Ky i fundit shprehet se sot gazetaria televizive duhet të mbajë zi dhe se me ndarjen nga jeta të Lerry King, paanshmëria duhet që të mbajë zi.


“Ai intervistoi 50 000 njerëz. Ai bëri pyetje të thjeshta: ‘Unë mendoj se mysafiri është ylli’, ishte shprehja e tij. Por, ai ishte vetë ylli.

Në fund ai ndërroi jetë nga Covid-19. Gazetaria televizive duhet të mbajë zi për Larry King. Me të vdiq edhe paanshmëria”, shkruan Balla.




Skip to toolbar