Ndërhyrjet e Kurtit në Shqipëri dhe RMV/ Xhaferi e thotë hapur: Për shqiptarët, Tirana është vëllai i madh

Më të fundit


TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xheferi thotë se kur shqiptarët ndodhen në vështirësi në rajon, ata gjejnë përkujdes tek Tirana, të cilën e cilëson si “vëllai i madh” i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht trojeve ku jetojnë.

Duke komentuar sjelljet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka ndërhyrë në çështjet e brendshme politike si në Shqipëri ashtu dhe RMV, Xhaferi tha në “Real Story” se të gjithë shqiptarët pa dallim duhet të shohin si shpëtim Tiranën zyrtare dhe nuk duhet të përfshihen në këto skema përçarëse.

Pjesë nga intervista:

Këtu në Shqipëri ajo përpjekje e z. Kurti që vinte jo si kryeministër i Kosovës po si shtetas i Shqipërisë me pasaportë shqiptare përtej të drejtës së tij individuale për të votuar, por si përfaqësues I një partie politike dështoi. Po ndërkohë ankesa ka edhe për mënyrën si ai ka ndërhyrë në një zonë shumë delikate siç janë shqiptarët e Luginës, ata duhet të ishin në fokusin tonë. A mendoni ka ardhur koha që përfaqësuesit shqiptarë të mblidhen dhe si pleq të moçëm të flasin me maturi dhe t’i ulin këto tensione po përjetojmë momentin tonë më të mirë historik

Talat Xhaferi- Mendoj që edhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon përkujdesin e statusit për gjendjen e shqiptarëve kudo janë. I takon institucioneve të vendit të jenë bartës të koordinimit, të faktorëve politikë në rajon e më gjerë. E kam thënë që çështja kur vëllai I madh është I përcaktuar që të udhëheqë vëllezërit e tjerë duhet ta dëgjojnë së paku sa është në të drejtë dhe përkushtim e asaj çka është e përbashkëta e shtëpisë kështu që nuk do mend që duhet me pas një rreth një vend një pikë takim ku do të mund të koordinohet, të këmbehen mendime, qofshin edhe të ndryshme që konkluzioni të jetë rrugëtimi individual i të gjithëve neve që jemi në vendet përkatëse sepse funksionojmë mbi baze të rregullave, ligjeve që janë subjektet ku jemi.



Skip to toolbar