Ndërron jetë në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny

BOTA


Shërbimi i burgjeve në Rusi ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny ka vdekur, sipas mediave të huaja.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë nr 3, i dënuari AA Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, duke humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë.

“Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Mjekët e urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim.

Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë vrasjeje me helm novichock që ka qenë e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.



Skip to toolbar