Përshkallëzohet protesta, 12 rrugët që do të bllokojë opozita sot

Më të fundit


Opozita e bashkuar është e vendosur për të thelluar krizën dhe përshkallëzuar protestat duke bllokuar 12 akse të rëndësishme rrugore në çdo qark të vendit.

Bllokimi i rrugëve do të nisë në orën 18 dhe do të vazhdojë për 2 orë.


Do të jenë 12 rrugë që do të bllokohen nga veriu në jug duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke djegur goma makinash.

Basha tha dje pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi se sot  do të bëjë publike detyrat e qeverisë transitore. “Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. ”- tha Lulzim Basha.

Rrugët që do të bllokohen sot nga opozita:

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe –  Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan




Skip to toolbar