Ndryshimet në Kod/ Pragu elektoral, 1 % e votave kombëtare. Ja me sa vota fitohet mandati

Më të fundit


Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë ndryshimet e dakordësuara mes PD dhe PS në Kodin Zgjedhor që do të aplikohet në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Referuar draftit të dakordësuar pragu elektoral për subjektet ose koalicionet në nivel kombëtar do të jetë 1 % e votave kombëtare.

Kjo do të thotë se në llogaritjen e ndarjes së mandateve, subjektet apo koalicionet që kanë më pak se 1 % të votave kombëtare, nuk do të mund të marrin përfaqësim në Parlament.



Skip to toolbar