Në kërkim për përvetësim parash, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka vënë në pranga 46-vjeçarin L.B., banues në fshatin Bizë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me Burg’.

I arrestuari  L.B akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ai është arrestuar pas hetimeve të bërë nga Krimi Ekonomik e Financiar në Durrës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit ka arrestuar gjithashtu edhe një 23-vjeçar E.C, banues në Laç, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Range Rover’ në gjendje të dehur, është përplasur me një makinë tjetër tip ‘Benz’.



Skip to toolbar