Policia e Tiranës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Ylard Lala që akuzohet se e kishte kthyer lokalin që administron në bazë të lojërave të palejuara të fatit.
I riu është djali i biznesmenti Ymer Lala, ndërsa në lokalin që sipas policisë administrohej nga 24-vjeçari Lala në rrugën “Andon Zako Cajupi”, policia arrestoi në flagrancë një grup djemsh rreth një tavoline pokeri brenda ambienteve të biznesit të kamufluar për veprimtarinë e paligjshme.
Mes të arrestuarve që ndaluan nga uniformat blu, duk luajtur bixhoz është edhe nipi i deputetit demokrat Flamur Noka. Ai është Rexhep Noka 32 vjeç.
Djali i biznesmenit Lala rezulton të jetë edhe punonjës në gardën e Republikës, për këtë arsye në aksionin e efektivëve të komisariatit numër 2, bashkëpunoi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që kreu edhe arrestimin. Ylard Lala akuzohet për “Organizim të lotarive të pa lejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit të lojërave të fatit”.
Ndërsa për 8 persona të tjetë hetimet do të kryen në gjendje të lirë për akuzën e mos kallëzimit të krimit.
Në lokalin që Lala administronte, efektivët sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, aparate celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale./abcnews.al