Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën Elbasan-Cërrik ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili ende nuk është identifikuar nga policia, e cila ka vënë menjëherë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz, 31-vjeçarin me inicialet B.Q.
Shtetasi B.Q., 31 vjeç banues në fshatin Llixha të Elbasanit është arrestuar në flagrancë nga efektivët e policisë dhe akuzohet për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.
Policia njofton se vijon ende puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.