Policia gjen të vdekur një burrë në Korçë

AKTUALITET


Policia ka gjetur të pajetë 45-vjeçarin F.D, në fshatin Mborje të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit të së enjtes, ku shtetasi F.D është gjetur i pajetë pranë lokalit të tij.

Ai është gjetur nga bashkëfshatarët të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.


Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar