Shqipëria “pushtohet” nga turistët e huaj, mbi 150 mijë hyjnë nga Kakavija

AKTUALITET


Bukuritë natyrore, historike dhe kulturore të Shqipërisë sa vijnë dhe tërheqin më shumë turistët e huaj, numri i të cilëve rritet nga viti në vit. Edhe për sezonin turistik të 2019, numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri është rritur krahasura me vitin e kaluar.

Sipas një analize statistikore të bërë nga Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Eduard Merkaj, theksohet se vetëm në kufirin e Kakavijës për periudhën 1 qershor 2019 deri në 5 gusht 2019 kanë hyrë mbi 150 mijë turistë të huaj.


Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht edhe në përballimin e fluksit të madhe në hyrje, gjatë këtij sezoni turistik veror. Meqenëse jemi në Kakavijë, për periudhën 01.06.2019 deri më datë 05.08.2019, nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë, kanë hyrë dhe dalë në total rreth 450 mijë shtetas dhe rreth 30 mijë mjete. Vlen të theksohet fakti se vetëm nëpërmjet kësaj pike për këtë sezon, kanë hyrë mbi 150 mijë shtetas të huaj. Krahasuar me një vit më parë kemi rreth 60 mijë shtetas shqiptarë e të huaj më shumë në hyrje, se vitin e kaluar“, shprehet Merkaj.

Për shmangur radhët e gjata në hyrje dhe dalje në doganë është shtuar numri i sportele për të ofruar shërbimet maksimale për të gjithë qytetarët.




Skip to toolbar