“Në Siçili, shqiptarët nuk pranojnë komanda”, Kulla: Klani mafioz Rrjoll, me origjinë arbëreshe

Më të fundit


“Edhe në Kalabri edhe në Siçili shqiptarët si natyrë nuk pranojnë komanda, nuk pranojnë zinxhirin e komandamit, janë secili aga në shtëpinë e vet. Pra, ka patur bashkëpunim, ka patur bashkëjetesë” kështu shprehet për Real Story, këshilltari Ilir Kulla, në dokumentarin për mafian siciliane.

Sokol Balla: Jemi shumë afër Horës së Arbëreshëve një zonë e banuar nga shqiptarët e moçëm, nga paradhësit tanë që janë shumë afër, 47-50 km Piane di Albanesi.

Ilir Kulla: Janë 5 bashki këtu, kanë qenë më shumë …

Sokol Balla: Ka mundësi që të kenë qenë kaq afër dhe mos kenë patur lidhje me njëri- tjetrin?

Ilir Kulla: Jo, kanë patur krushqi, kanë patur edhe lidhje, madje në kohën e proceseve ka patur edhe njerëz që kanë patur procese. Por edhe në Kalabri edhe në Sicili..

Sokol Balla: Në nivel ushtarësh, komandantësh…

Ilir Kulla: Jo, ta shpjegoj. Edhe në Kalabri, edhe në Sicili shqiptarët si natyrë nuk pranojnë komanda, nuk pranojnë zinxhirin e komandimit, janë secili aga në shtëpinë e vet. Pra, ka patur bashkëpunim, ka patur bashkëjetesë, madje ajo masakra e famshme Portella della Ginestras, me banditin Guliano në 1947 është bërë në dalje të Horës së Arbëreshëve, por për natyrë duhet të kuptojmë një gjë që ne shqiptarët pra, raca jonë edhe arbëreshët në Kalabri është e njëjta gjë, nuk pranojnë dot atë lloj komande. Dhe tjetër gjë që arbëreshët kudo që janë në Kalabri, Sicili kanë jetuar me Kishën e tyre, me Kishën Orientale, pra me atë Kishën ortodokse. Le të themi se kanë patur tjetër zinxhir komandimi. Kjo nuk do të thotë që s’ka patur bashkëjetesë.

Sokol Balla: Ndoshta kjo shpjegon debatin që ndoshta klanet kriminale shqiptare kanë qenë me të afërt me Ndraghetën se sa me mafian? Cili është ndryshimi mes mafias dhe Ndraghetas?

Ilir Kulla: Disa nga mafiozët e mëdhenj të atyre viteve, psh klani Rrjoll është me origjinë arbëreshe ose ka qenë në atë kohë i famshmi i penduari Giovanni Brusca që vuri bombën ndaj Falcones dhe që më pas u bë i penduar, edhe ai ka një orgjinë të asimiluar. Bashkë ekzistenca në këtë territor nuk mund të mos shmangej.

Sokol Balla: Pra, ju thoni që prapë nëpër korridore nëpër rrugicat e vogla sytë e mafies vëzhgojnë?

Ilir Kulla: Shiko, ka sy që vëzhgojnë, pastaj se si e kanë emrin kjo punë nuk ka shumë rëndësi. Është kultura lokale nuk mund t’i ikim, edhe jam i bindur edhe po të ishim në Leskovik do na vëzhgonin.

Sokol Balla: Ilir Kulla nga Korleone bashkë me mua, për mafian, arbëreshët dhe shqiptarët…



Skip to toolbar