Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin e heshtjes, Omerta. Ai thotë për “Real Story” se ‘heshtja’ ekziston në kodet e mafias, edhe pse sot shumë prej tyre zgjedhin lirinë përballë saj.
Sokol Balla– Pra, më thuaj diçka për ‘heshtjen’ a ekziston ajo akoma?
Toto: Nëse pyet njerëzit që janë brenda krimit të organizuar thonë se ekziston dhe duhet të ekzistojë sepse është pjesë e sistemit. Por nëse shikon faktet, është se sot statistikisht kur ata arrestojnë 100 persona, 50 apo 60 prej tyre flasin me policinë.
Sokol Balla: Pse?
Toto: Sepse sot nuk është më principi i heshtjes. Kur ata janë jashtë duan të jetojnë jetën, dhe kur shkojnë në burg, çdo ditë i duket si vit dhe në një javë, apo diçka më shumë ata nisin të flasin. Jo të gjithë e bëjnë por shumica prej tyre, po. Nëse kthehemi pas në kohë në vitet ’70 apo ’80, rreth 90% e tyre nuk flisnin, nëse e sheh tani kjo balancë ka ndryshuar, është krejt e kundërta. Janë të paktë njerëzit që nuk flasin. Ndonjëherë edhe shpikin fakte për të implikuar të tjerë. Disa prej tyre bëjë aq shumë para në bizneset kriminale dhe flasin me policinë me qëllim që të dalin dhe të rikuperojnë aktivitetin e tyre kriminal. Pra është një miks, kriminel dhe informatorë.
Sokol Balla: Pra ju po thoni se kodi i heshtjes, është më shumë një mit, se realitet?
Toto: Është më shumë si një mënyrë filozofike, por jo nuk ndodh më.
Sokol Balla: Kam edhe një pyetje a mundet mafia e vërtetë të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’? (Omerta)
Toto:Mund të ekzistojë si etiketim, e quajtur ‘mafia’, por ka organizime të ngjashme, por nuk është e njëjta. Është pak a shumë si ne komunizëm, të gjithë thonë jam komunist deri në momentin që i nevojiten para dhe më pas bëhet një kapitalist.
Sokol Balla:Pra, çdo gjë e ka një çmim..
Toto: Po, ka një çmim
Sokol Balla: Dhe cili është çmimin për heshtjen, (omerta)
Toto: Është gjysmë heshtje ose liri dhe shumë njerëz zgjedhin lirinë në vend të heshtjes./abcnews.al