Në Tiranë, negociata për luftën/ Liderët europianë dhe Zelensky telefonatë me Trump

AKTUALITET


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Kryeministri polak Donald Tusk zhvilluan një telefonatë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, sipas presidencës ukrainase.

Bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll ishin tema kryesore e bisedës me Presidentin e 47-të të SHBA. Kujtojmë që 52 liderë nga e gjithë Europa, por jo vetëm janë pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Tema e diskutimit ishte lufta e Rusisë, kundër Ukrainës, ku gjatë fjalës së tyre ata bënë thirjje për komunikim dhe finalizimin e një armëpushimi.



Skip to toolbar