Negociatat, Hahn: BE rrezikon pozitat në Ballkanin Perëndimor

POLITIKË


Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn theksoi se një tjetër shtyrje për hapjen e negociatave për të dy vendet do të dobësonte pozitat dhe besueshmërinë e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor . Hahn tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zbatuan disa reforma të dhimbshme dhe pranimi i tyre është i bazuar në meritë. Për Hahn ky nuk është një moment lavdie për BE dhe shprehur keqardhjen e tij që ministrat e jashtëm të vendeve anëtarë nuk arritën në një vendim përfundimtar për hapjen e negociatave.

“Ndjej keqardhje që shtetet anëtare nuk mundën të merrnin një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky nuk është një moment lavdie për Europën, që për herë të tretë në 16  muaj po diskutojmë për këtë çështje të rëndësishme!


E rëndësishme për të theksuar se shumica e madhe e vendeve anëtare mbështeti rekomandimin e KE! Të sigurt që udhëheqësit e BE do të marrin këtë vendim në mbledhjen e KiE, pasi çdo vonesë e mëtejshme do të dëmtojë rolin tonë në Ballkanin Perëndimor dhe besueshmërinë e ambicies sonë për t’u bërë një fuqi globale më e fortë.

Ne duhet të rivendosim besueshmërinë tonë në Ballkanin Perëndimor dhe të ruajmë angazhimet tona! Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe kanë zbatuar reforma të dhimbshme. Pranimi në BE është një proces i bazuar në meritë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të pranojmë përparim konkret.” shkruajti në Twitter Hahn

Në takimin e ministrave të jashtëm të Luksemburg nuk u arrit një marrëveshje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tashmë, vendimi përfundimtar për negociatat mbetet në dorën e liderëve të 28 vendeve anëtare të BE-së, të cilët do të takohen në datat 17 dhe 18 tetor.




Skip to toolbar