“Meta shkeli Kushtetutën, procesi deri në fund”

POLITIKË


“Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe kjo as që diskutohet. E kam thënë që në momentin e parë para zgjedhje dhe këtë e shkruajti edhe Komisioni i Venecia”  Kjo ishte deklarata e Kryeministrit Rama në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol balla në News 24, në lidhje me draftin paraprak të publikuar nga Komisioni i Venecias për shkeljet kushtetuese të Presidentit Meta.

Kryeministri Rama tha se Venecia foli shqip lidhur me shkelje kushtetuese dhe marrëzitë e ndodhura nga Presidenti Meta, para zgjedhjeve të 30 qershorit. Për Ramën, kjo vërtetoi atë që ai kishte thënë më herët gjatë fushatës elektorale. Megjithatë kur u pyet ne lidhje me shkarkimin e tij, Rama tha se këtë gjë e kanë në dorë institucionet shqiptare dhe komisioni hetimor që ka një mandat për këtë çështje.


Besoj se më shqip që foli komisioni i Venecias në lidhje me të gjithë odisenë e marrëzinë antikushtetuese që i parapriu 30 qershorit, nuk ka folur askush. Më vjen mirë që Venecia përmendi një frazë që unë e kam thënë shpesh gjatë fushatës elektorale kur më pyesni si do shkoni në zgjedhje pa opozitën. E tash unë, e tha Venecia, do të ishte fatale që zgjedhjet të mos mbaheshin nëse ikën një parti, pasi në të ardhmen këto parti mund t’i marrin peng ato. Thelbi është u qartë: Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe kjo nuk diskutohet. Shkarkohet apo jo këtë e vendos i gjithë procesi. Unë e kam thënë që në sekondën e parë. Fakti që kjo mazhorancë nuk vrapon për të bërë ekzekutimin, por pret vendimin e Venecias duke e parë çështjen nga të gjitha aspektet do të thotë se gjërat funksionojnë siç duhet në anën tonë dhe jo si mund t’i duket disave.” tha Rama në Real Story.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se pse nuk kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias edhe në lidhje me mosdrektimin e ministrave Cakaj dhe Lleshaj, ku presidenti Meta sërish bëri një faull ndaj Kushtetutës, Rama tha se këto çështje i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe do të shqyrtohen me ngritjen e saj.

 “S’kemi asnjë arsye pasi ato janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese dhe do të jetë ajo që do të bëj interpretimin. Ndërsa në lidhje me marrëzitë para zgjedhje nuk kishim asnjë dilemë që presidenti bëri një akt ekstrem ndaj Kushtetutës që mund të kishte pasoja të rënda. Jo vetëm u shkel Kushtetuta, por u bë si një akt patriotik për të shpëtuar Shqipërinë, ndërkohë që ne të tjetër që respektuam ligjin dhe votuesit, u trajtuam sikur po merrnim peng dynjanë.” tha Rama në Real Story




Skip to toolbar