Nënë e bir kapen në Tiranë: Ishin në kërkim nga Italia

AKTUALITET


Shpesh flitet se lidhja mes nënës e djalit është shumë e fortë. Por kjo që ka ndodhur me dy familjarë në Tiranë shkon deri në paligjshmëri.

Policia njoftoi se ka arrestuar Dëshira Gosenin, 63 vjeçe dhe Eduard Gosenin, 44 vjeç. Nënë e bir ishin shpallur në kërkim në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin e tyre drejt shtetit fqinj.


Ata kërkoheshin si anëtarë të një organizate kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:  

-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali”, njoftoi policia.




Skip to toolbar