Nesër prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë!

Më të fundit


Pritjes i erdhi fundi, pasi nesër shqiptarët do të njihen me trajnerin e ri të ekipit tonë kombëtar. Me anë të një njoftimi shpërndarë gazetarëve, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e nesërme me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, e cila do të mbahet në orën 15:00 në ambientet e federatës.

Është e qartë se kjo konferencë do të mbahet për të prezantuar trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, që do të zërë vendin e Christian Panuccit, i cili u shkarkua pasi humbi ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020 me Turqinë.


Ndonëse federata ka qenë hermetike me informacionet për mediat, megjithëse këto të fundit kanë arritur të zbulojnë, ndonëse ende pa e konfirmuar 100%, se trajneri i ri i Shqipërisë do të jetë Edi Reja.

Italiani në moshë 73-vjeçare pritet të jetë krah Armand Dukës nesër për t`u prezantuar para medieve, teksa aktualisht janë zbuluara dhe detaje nga kontrata që do të firmosë Edi Reja me FSHF-në.

Mediat italiane kanë raportuar se trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, do të ketë dhe një ndihmës po italian, ndërsa kontrata fillestare mund të nënshkruhet deri në përfundim të këtij viti me të drejt rinovimi.

Nëse Shqipëria përfundon me sukses kualifikueset e Euro 2020 dhe kap fazat finale të këtij kompeticioni. Kështu trajneri i ri, që pritet të përfitojë një rrogë pak më të lartë se ajo e Panuccit, do të përfitojë bonuese financiare dhe të tjera benefite.




Skip to toolbar