Nesër votëbesimi i qeverisë në Kuvend/ Dy ditë seancë parlamentare, të premten betimi te Presidenti

Më të fundit


Pa zhurmë, me dakordësi. Mazhoranca dhe opozita për 20 minuta mbyllën hesapët për seancën parlamentare të votëbesimit të qeverisë së re.

Do të fillojë të enjten në ora 10. I pari, kryeministri Rama do të ketë fjalim pa afat për programin qeverisës. Por me reciprocitet, aq se flet Rama, do te flasë dhe Sali Berisha.

Mazhoranca kërkoi nga opozita 1 folës, kurse Bardhi, i vetmi kryetar grupi parlamentar përfaqësues i opozitës në Konferencën e Kryetarëve, kërkoi debat pa afat.

U dakordësua që ccdo deputet të ketë 10 minuta kohë të flasë. Aq do të kenë edhe ministrat e rinj. Pas mbledhjes, as Bardhi sdoli të ankohet, as Balla të sqaroje pse ankohet opozita.

Përllogaritja e minutave shkon në 23 orë, shtuar ketu edhe fjalimet pa afat të Rames e Berishës.

Mesa duket, kjo seancë maratonë do e thyejë rekordin e asaj të vitit 2021, e cila zgjati 21 orë. Kështu Seanca do të nisë të enjten e përfundojë të premten. Me te marrë miratimin, kryeministri Rama me 16 ministrat e rinj do të shkojnë në Presidencë për tu betuar, e më pas fill në kryeministri për te mbajtur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeverisës.



Skip to toolbar