Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me anëtarët e kabinetit të luftës për të vlerësuar situatën, pas zhvillimeve në terren.
Pas bisedimeve me presidentin amerikan, Joe Biden, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të lejojë kalimin e ndihmave humanitare në Gaza, nga pika kufitare e Rafahut, për aq kohë sa ajo nuk përfundon me Hamasin.
Në hakmarrje për sulmet e 7 tetorit nga militantët e Hamasit, Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin përmes një sulmi të pamëshirshëm në Rripin e Gazës.
Zemërimi i ri u përhap në të gjithë Lindjen e Mesme kur një shpërthim në një spital në Gaza vrau qindra njerëz. Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin për vdekjet, teksa protesta të mëdha pro-Palestinës po mbahen anembanë botës.