Neymar drejt largimit nga PSG

Më të fundit


Nejmar po mendon seriozisht largimin nga PSG gjatë kësaj merkatoje të verës.

Sipas asaj që raporton “ESPN”, agjentët e futbollistit më të shtrenjtë në të gjithë historinë e futbollit kanë nisur kontaktet me klubin e Çelsit për të kuptuar se cili është interesi i tyre për yllin brazilian.


Nëse përgjigja e tyre do të jetë pozitive, mund të nisë një negociatë e bujshme për ndryshimin e fanellës së 30-vjeçarit brazilian.

Në sezonin që përfundoi, Nejmar me PSG-në u aktivizua gjithsej në Ligue 1 në 22 ndeshje duke e tundur rrjetën 13 herë dhe duke asistuar për shokët e skuadrës 6 herë.




Skip to toolbar