CAS dënon Neymar, mungon në Champions League

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka dhënë vendimin përfundimtar për ankesën e paraqitur nga Paris Saint-Germain dhe Neymar, kundër vendimit të marrë nga UEFA për dënimin e futbollistit brazilian më 18 qershor të këtij viti.

Neymar u shpall fajtor nga UEFA pasi kishte sharë tifozët në fund të ndeshjes së Champions League, që PSG luajti kundër Manchester United më 6 mars të këtij viti. Për këtë qëllim, Neymar u dënua me 3 ndeshje pezullim nga Champions League.

Megjithatë, PSG dhe lojtari e apeluan vendimin në CAS. Arbitrazhi Sportiv, në seancën e 13 shtatorit të këtij viti, pasi ka dëgjuar palët, ka vendosur të ulë dënimin e Neymar nga 3 në 2 ndeshje pezullim. Kështu, Neymar do të mungojë në dy ndeshjet e para të fazës në grupe të UEFA Champions League, atë kundër Real Madrid dhe Galatasaray.

Dështojnë negociatat, Barcelona-PSG nuk gjejnë marrëveshje për Neymar

Takimi i parë mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain ka përfunduar pa një marrëveshje për Neymar. Një delegacion i klubit Blaugrana, i përbërë nga Oscar Grau, Javier Bordas, Eric Abidal dhe Andre Cury, udhëtoi në Paris të martën për t`u takuar me drejtuesit e PSG, për të negociuar kthimin e brazilianit në Camp Nou.

Të dy klubet do të vazhdojnë bisedimet e tyre gjatë orëve të ardhshme, pasi një takim tjetër mund të zhvillohet në orët e vona të mbrëjes. Le Parisien, shkruan se Barcelona ka ofruar deri në 170 milion euro, të cilat do të paguhen në dy këste, për të riblerë Neymar, të cilin e shiti te PSG dy vite më parë për shifrën rekord të 222 milion eurove.

Emri i Ousmane Dembele është vendosur gjithashtu në tavolinën e diskutimit, por kampionat e Ligue 1 nuk janë të kangur me ofertën. Në fillim të takimit mes dy palëve, Neymar ka njoftuar PSG se dëshira e tij e vetme ëhstë të bashkohet me Barcelonën. Real Madrid dhe Juventus kanë shfaqur gjithashtu inters për të nënshkruar me sulmuesin brazilian, parapara se të mbyllet dritarja e transferimeve.

E bujshme, PSG përjashton Neymar, Tuchel: Nuk luan pa qartësuar situatën

Merkato po i kushton aktivizimin me Paris Saint-Germain. Ylli brazilian i PSG, është lënë jashtë grupit të lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e së dielës ndaj Toulouse. Lajmin e ka bërë të ditur klubi që ka publikuar emrat e lojtarëve të grumbulluar, ku në sy bie mungesa e Neymar.

Një ditë para ndeshjes, të shtunën, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel u shpreh se “nëse deri të dielën do të ketë zhvillime të reja për Neymar, ai do të grumbullohej me ekipin”. Mesaduket asgjë e re nuk ka ndodhur në “Parkun e Princave”, pasi Neymar është lënë jashtë skuadrës. Braziliani është stërvitur rregullisht me ekipin gjatë javës, por nuk është përzgjedhur për tu përballur me Toulouse të dielën.

 “Ai ka pasur një javë të mirë në stërvitje me shokët. Sidoqoftë, pozicioni i klubit është i qartë, ndërsa situata e tij është e paqartë. Ai nuk mund të luajë”, është shprehur Tuchel. Bisedimet midis PSG dhe palëve të interesuara, Barcelona dhe Real Madrid, raportohet se janë duke vazhduar, teksa afron afati i fundit i transferimeve, data 2 shtator.

Neymar mbeti pa u stërvitur gjatë fazës përgatitore me PSG për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, që e pësoi gjatë kohës që përgatitej për ndeshjet e Copa America, kompeticion të cilin gjithashtu e humbi.

PSG i hap derën Barcelonës për Neymar, Real dhe Juventus futen në garë

L`Equipe ka publikuar një lajm ku shkruan se Paris Sanit Germain ka i ka ‘hapur derën Barcelonës për Neymar’. Sipas burimeve të gazetës franceze, mësohet se dy klubet janë gati të arrijnë marrëveshjen për transferimin e Neymar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit tjetër.

Dëshira e Neymar për t`u rikthyer në Barcelona është e dukshme, por klubi katalanas ka ngadalësuar përpjekjet për shkak të kostos së lartë të kartonit të brazilianit. Pas dështimit të negociatave në takimin e parë zytar mes Barcelonës dhe PSG, në garë për Neymar është futur dhe Juventus me Real Madrid.

Barcelon i ka ofruar PSG-së, veç një pjese të parave të transferimit, edhe dy lojtarë të tjerë PSG për t`i marrë Neymar. Por skuadra kampione e Francës nuk ka pranuar.

Megjithatë, tani që Phipilipe Coutinho u larguar te Bayern dhe Ousmane Dembele është dëmtuar dhe do të qëndrojë pesë javë jashtë fushe, Josep Maria Bartomeut nuk i mbetet opsion tjetër, veçse të paguajë klauzolën për Neymar.

 Sidoqoftë, Barça përballet me konkurrencën e Real Madrid dhe Juventus për Neymar, të dy klubet janë duke kryer sondazhe për futbollistin.

Dështimi me Neymar, Real Madrid mendon për talentin e Chelsea

Real Madrid po mendon për Christian Pulisic, si një mundësi e shkëlqyer për të zëvendësuar Neymar, nëse transferimi i brazilianit nga PSG në Madrid nuk ndodh. Që nga firma me Chelsea, Pulisic ka pritur që të gjejë hapësirën e tij në skuadër, për të zëvendësuar rolin e Eden Hazard.

Minutat e tij të para që nga mbërritja në Angli, kanë treguar arsyen se pse skuadra e Chelsea i pagoi 65 milion euro Borussia Dortmund. Ai tashmë ka shënuar golat e tij të parë për klubin gjatë fazës përgatitore me Chelsea dhe në Superkupën e Europës ai asistoi golin e Giroud.

Edhe pse ka pak kohë me Chelsea, 20-vjeçari është vënë në shënjestër të klubeve më të rëndësishme në botë. Dhe siç raportojnë mediat spanjolle, Pulisic është një mundësi e mirë, që Real Madrid të zëvendësojë Neymar, nëse tratativat për të bindur brazilianin dështojnë.

E vërteta, është se nëse Christian Pulisic ka sukses te Chelsea, nuk do të jetë vetëm Real Madrid i interesuar për të, me një numër skuadrash të mëdha evropiane që dëshirojnë të jenë pjesë e tregut për shërbimet e tij.

Barcelona pranë Neymar, por PSG vendos kushte

Transferimi i Neymar nga Paris Saint-Germain te Barcelona tashmë është futur në rrugën e bisedimeve zyrtare. Takimi i parë mes drejtuesve të dy klubeve, zhvilluar në Paris, ka përfunduar për marrëveshje për një transferim të mundshëm të Neymar në “Camp Nou”.

Sipas mediave katalanase, të dyja palët janë shumë larg në propozimet e tyre. PSG ka kërkuar 100 milion euro plus Philippe Coutinho dhe Nelson Semedo. Ndërkohë, Barça i është përgjigjur duke i ofruar Coutinho dhe Ivan Rakitic, pasi nuk dëshirojnë që të humbin portugezin.

Mundësia tjetër për Barçën ishte një hua sezonale me një detyrim për ta bërë atë të përhershëm verën e ardhshme. Njerëzit afër të dy klubeve janë shprehur se këto bisedime fillestare janë të zakonshme, veçanërisht kur flitet për transferimin e lojtarëve me profil të lartë.

Ekspertët e merkatos ndërkohë janë shprehur se pretendimet dhe pozicionet aktuale të palëve mund të ndryshojnë në vazhdim. Neymar është kërkuar me ngulm nga Barcelona, e cila sheh te braziliani pasardhësin e Lionel Messit të paktën për disa vite.

Por rikthimi i tij në Camp Nou, është një problem më vete për Barçën, që tashmë ka nisur zyrtarisht bisedimet me PSG-në, ekip të cilit ia shiti 222 milion euro Neymar dy vite më parë.

Akuzat për përdhunim, mbyllen hetimet për Neymar

Policia braziliane ka pushuar hetimin ndaj Neymar, që akuzohej për përdhunim. Lajmin e kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen policisë së Sao Paulos, që është shprehur se “nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të ngritura akuza”. Në këto kushte, organet hetimore që po hetonin yllin e PSG, kanë njoftuar se kanë mbyllur hetimin për shkak të mungesës së provave.

Një hetuese e Policisë së Sao Paulos i ka referuar çështjen prokurorëve publik, të cilët kanë 15 ditë kohë për të bërë vlerësimin dhe për të dhënë vendimin përfundimtar. “Unë përfundova hetimin dje. Nuk gjeta elemente të mjaftueshëm për të ngritur padi”, është shprehur hetuesja Juliana Lopes Bussacos në një konferencë për shtyp.

Neymar i kishte mohuar këto akuza, ku thuhej se ai “përdhunoi një vajzë në një dhomë hoteli në Paris në 15 maj të këtij viti”. Gruaja që denoncoi Neymar në polici, u shpreh se shkëmbente mesazhe vazhdimisht me viktimën, një vajzë 27-vjeçre, e cila pretendonte se ishte përdhunuar në Paris nga Neymar.

Më pas, Neymar publikoi një video në Instagram, ku pretendonte se akuzat ishin një përpjekje për shantazh ndaj tij.  Rasti doli në dritë pak para Copa America, të cilën braziliani e humbi për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Rikthimi i Neymar në “Camp Nou”, Barcelona i ofron Coutinhon PSG-së

Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germain, duke i hapur rrugë rikthimit të Neymar në “Camp Nou”. Prej ditësh agjenti i Coutinho thuhet se ka nisur bisedimet me drejtuesit e PSG, për të siguruar një lëvizje të lojtarit drejt Parisit, gjë që do të lehtësonte kthimin e Neymar në Barcelonë.

Që kur u bashkua me Barçën për 145 milionë euro në janar të 2018, ish-sulmuesi i Liverpool, nuk ka pasur sukses në “Camp Nou”, në krahasim nga çka pritej prej tij. Sipas gazetës katalanase, Sport, agjenti i Coutinho ka negociuar me drejtorin e ri sportiv të PSG-së, Leonardon, për të parë mundësinë e një transferimi të mundshëm të brazilianit drejt Parisit.

Në këtë mënyrë do t`i hapej rruga rikthimit të Neymar te Barcelona, pasi kostoja e transferimit do të ulej. Katalanasit, sipas këtij skenari, do të paguajnë 130 milionë euro për rikthimin e Neymar, duke dhënë në këmbim edhe Coutinhon.

27-vjeçari ka qenë prej kohësh objektiv i kampionëve francezë dhe, siç thekson Sport, paga e tij do të jetë dukshëm më e ulët se ajo e Neymar. Nëse Coutinho do të largohet drejt Parisit, Barcelona do të ishte gati të bënte dhe hapin e radhës duke i ofruar pronarëve të PSG-së edhe dy emra të tjerë, Ivan Rakitiç dhe Ousmane Dembele.

Brazili i heq shiritin e kapitenit Neymar

Brazili i heq shiritin e kapitenit Neymar dhe gradon Dani Alves. Ky është lajmi i publikuar sot nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportojnë se vendimi merr fuqi prej ndeshjeve të radhës në Copa America.

Vendimi është marrë nga trajneri Tite, i cili ka ka pasur parasysh situatën e tetë muajve të fundit të Neymar te Paris Saint-Germain, por mbi të gjitha duke marrë parasysh situatën disiplinore të 27-vjeçarit.

Neymar është pezulluar nga komisionet disiplinore në Francë, pasi u përfshi në një incident me tifozët në finalen e Cuope de France, që PSG humbi ndaj Rennes.

Por nuk është vetëm ky incidenti i vetëm, mediat kanë raportuar se braziliani ka pasur edhe incidente me shokët e tij te Paris Saint-Germain në dhomat e zhveshjes.

Duke pasur parasysh këto situata, trajneri i Brazilit ka vendosur t`i heq shiritin e kapitenit sulmuesit, për ta kaluar atë në krahun e Dani Alves, brazilianit tjetër të PSG.

Alves, 36 vjeç, gjithashtu do të udhëheqë Brazilin në miqësoret kundër Katarit dhe Hondurasit. Copa America zhvillohet në Brazil nga 14 qershor deri më 7 korrik, me pritësit që ka Bolivinë, Venezuelën dhe Perunë në Grupin A.

Neymar-Mbappe, Tuchel: Nuk premtoj se ata do qëndrojnë te PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel është shprehur se PSG ende nuk e ka të garantuar nëse Mbappe dhe Neymar do të jenë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm. Kylian Mbappe zbuloi javën e kaluar se ishte duke menduar për të ardhmen e tij, duke pranuar se ishte i hapur për një “projekt të ri”.

Kjo bëri që PSG të lëshonte një deklaratë duke përjashtuar një mundësi largimi për lojtarin. Ndërkohë, Neymar ka qenë i lidhur vazhdimisht me një interes të Real Madrid, pasi braziliani la Barcelonën për PSG-në për një rekord transferimi prej 222 milionë eurosh.

Trajneri i parisienëve ka folur për mediat gjatë kësaj fundjave, duke u shprehur se: “Unë jam mësuar me këtë situatë. Tani është maj, gjërat që them tani nuk mund të jenë të sakta në këtë muaj. Dëshira ime si trajner është e qartë, dua që të gjithë lojtarët e mi të qëndrojnë te PSG për të vijuar projektin tonë. Puna nuk është përfunduar, sapo ka nisur”.

“Dëshira ime është e qartë, por unë nuk mund të premtoj, se kjo do të ishte naive, dhe unë nuk dua të jem naiv në këtë punë”, ka thënë Tuchel.  PSG njoftoi të shtunën se Tuchel kishte nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin deri në vitin 2021.

Skip to toolbar