Nga Berisha, te Lapaj/ Balliu: Në PD, kasta e vjetër. Me Dashnor Sulën nuk u ra dakord për listat

Më të fundit


Avokatja Alesia Balliu thotë se u largua nga PD e Sali Berishës, tek Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj, pasi kasta e vjetër u vu në listat e kandidatëve për deputetë në PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Balliu u shpreh se duhet t’i jepet një mundësi rinisë. Balliu shtoi se Dashnor Sula nuk ra dakord me Adriatik Lapajn lidhur me listat.

“Unë vendosa një forcë të re politike, sepse jam e re dhe besoj se ka ardhur koha që parlamenti të përfaqësohet nga rinia. Një ndër pikat kryesore të programit të doktor Berishës, fytyrat e reja do ishin përballë në këtë betejë, kur hapëm listat, pamë po Albana Vikshain, po Flamur Nokën, kastën e vjetër. Arsyeja pse kam aderuar në partinë e re, është vetëm sepse jam e lodhur nga dinosaurët 30 vjeçare të politikës. Duhet t’i japim një mundësi rinisë. Unë jam me meritokracinë, jam me garën. Unë i ftoj shqiptarët të votojnë partitë e reja. Në aq informacion sa kam unë, nuk ra dakord për pjesën e listave, sepse pesëshja e parë janë të sigurt, por do jepnin dorëheqjen. Kjo është çështje që e ka zgjedhur vetë partia. Nuk bie dakord këtu me zotin Sula, por zoti Sula ka opinionin e vet”, theksoi ajo./abcnews.al



Skip to toolbar