Nga e diela kthehet ora verore, a do të jetë kjo hera e fundit?

BOTA


Në natën mes të shtunës dhe të dielës fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.


Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Por pyetja që shtrojnë të gjithë është a do të jetë ky ndryshimi i fundit i orë?




Skip to toolbar