Nga inati i De Biasit: Xhaka bëhet me Lulin

Më të fundit


‘Konfliktet’ në Kombëtaren Kuqezi duket se janë transferuar edhe në politikë.

Nërsa ish-trajneri De Biasi, pak kohë më parë shprehu mbështetjen për kryeministrin Rama,teksa u shpreh se do të votojë atë në zgjedhjet e 25 prillit, Taulan Xhaka, të cilin De Biasi e përjashtoi nga Kombëtarja në Europianin e 2016, kalon në kampin tjetër, atë të Lulzim Bashës.

Në një video mesazh të publikuar nga kryedemokrati në facebook, Xhaka shpreh hapur mbështetjen ndaj tij, ndërsa bën apel  

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni për ndryshimin”, shprehet Xhaka në mesazh.



Skip to toolbar