Policia ka vënë në pranga të mërkurën Lenci Kazazin, i akuzuar se ka tentuar të grabisë filialin e një banke në qytetin e Librazhdit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të mërkurës. Rreth orës 01.00 Kakazi ka tentuar që të grabisë një banke në Librazhd, por është arrestuar nga policia.
Mediat televizive raportojnë se Kazazi ka punuar edhe si Efektiv i Batalionit Komando, ku ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak.
Policia po vijon hetimet e mëtejshme rreth ngjarjes në fjalë, ndërsa burimet policore thanë se dyshohet se Kazazi e ka kryer këtë veprim për shkak të gjendjes ekonomike.