Nga pasuria e dyshimtë te akuzat për bashkëshortin, ONM kërkon shkarkimin e Elisabeta Imeraj

Më të fundit


Një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi vendimin që konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka kërkuar nga Komisioneri Publik ta ankimojnë atë.

raportin e siguruar nga “Real Story”, mbi opinioni e ekspertëve ndërkombëtarë kërkohet që ankimimi duhet të përfshijë të tria kriteret, duke shprehur bindjen se vlerësimi i duhur i fakteve dhe rishqyrtimi i të dhënave dokumentare do të bëjë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rrëzojë vendimin e KPK-së dhe ta shkarkojë nga vazhdimi i mëtejshëm i detyrës.


Në raportin drejtuar Komisionerëve publikë, ONM hedh akuza të forta në adresë të kryeprokurores së Tiranës, duke nisur nga divorci me bashkëshortin, pasuria e vendosur por edhe akuzat në adresë të tij e kunatit të saj.

Ndër argumentat që mbështesin rekomandimin për ankimin e vendimit të KPK në favor të prokurores Imeraj, ONM-ja përmend dhe një çështje që përfaqësuesit e saj e kishin ngritur dhe gjatë procesit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas ONM-së, për ish bashkëshortin dhe ish kunatin e saj, ka të dhëna të forta se janë dënuar për Trafikim të qenieve njerëzore dhe organizim prostitucioni në Romë të Italisë në vitin 2002. “Zonja Imeraj e ka hedhur poshtë një fakt të tillë duke pretenduar se bëhet fjalë për dy persona të tjerë me të njejtët emra. Por sipas ONM-së koincidencat janë të mëdha, pasi “në rastin e ish bashkëshortit bëhet fjalë për datë lindje dhe muaj lindje të njejtë, ku ndryshon vetëm viti, ndërsa në rastin e ish kunatit të njejtën datëlindje si sosia e tij”.-thuhet ne raport.

Me tone kritike ndaj KPK-së, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shprehet se ky komision “dështoi të bënte një hetim të thelluar dhe të verifikonte kontaktet mes subjektit të rivlerësimit dhe dy personave të dënuar. ONM-ja kërkon me forcë një hetim më të thelluar mbi këtë çështje duke qenë se hetimi i KPK-së ishte i paplotë, shjegimet e zonjës Imeraj nuk ishin bindëse dhe një lidhje e tillë do të minonte qartësisht besimin në sistemin e drejtësisë”.

ONM-ja ngre gjithashtu dyshime të forta se divorci i prokurores nga bashkëshorti “ka qenë fiktiv, si një përpjekje për të distancuar veten nga veprimet e paligjshme të ish bashkëshortit e për ta shmangur këtë të fundit si objekt i kontrollit nga procesi i rivlerësimit. Kjo mënyrë sjelljeje, ngre pikëpyetje shumë serioze lidhur me standartet e saj etike dhe integritetin e saj moral. Si e tillë duhet konsideruar si një qëndrim joetik, i një niveli të tillë që kërcënon besimin publik në sistemin e drejtësisë”.

ONM-ja kritikon hapur qëndrimin që prokurorja Imeraj mbajti gjatë përballjes me përfaqësuesit e saj në seancat e KPK-së. “Një sjellje aspak profesionale, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Vëzhguesit Ndërkombëtar, apo duke u përgjigjur me një vrazhdësi dhe armiqësi të jashtëzakonshme. Vetëm kjo sjellje është një bazë e mjaftueshme për Komisionerët publik që të bëjnë ankimim, duke qenë se tenton të minojë besimin në sistemin shqiptar të drejtësisë”.

Imeraj u konfirmua nga KPK në 1 prill. Më herët, prokurorja pati një seancë të gjatë dhe të ndezur dëgjimore pas përplasjeve mes saj dhe vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë çështjesh që përbëjnë në fakt një sërë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.




Skip to toolbar