Nga shëndetësia te zgjedhjet, Denaj sqaron Aktin Normativ të Buxhetit 2020

EKONOMI


Qeveria Shqiptare miratoi sot në mbledhjen e saj Aktin Normativ të Buxhetit 2020, si dhe paketën financiare për pensionistët dhe shtresat në nevojë, në prag të festave të fundvitit.

Lajmin e bëri të ditur përmes një konference Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila e ndali vëmendjen tek shifrat. Denaj sqaroi me detaje se sa është fondi i alokuar për shëndetësinë në kohën e pandemisë, mbështetja e projekteve në prag të zgjedhjev,e por edhe për arsimin, e infrastrukturën.


“Miratuam fond shtesë 1.4 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, 400 milion lekë për spitalet për situatën covid, 1 mld lekë për ndihmën ekonomike dhe paaftësiëë. Mbështetje shtesë për infrastrukturën energjinë dhe reformën e ujit. Parashikohen 2.9 mld lekë pagesa për rreth 30 projekte. 420 mln lekë subvencion i është dhënë ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

200 milionë lekë për shpronësim dhe shlyerje detyrimesh në infrastrukturë. Me rëndësi edhe shtesa 673 milionë lekë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për dy projekte, identifikimi elektronik i zgjedhjeve dhe votimi elektronik. Ky buxhet nuk e ka lënë pas as arsimin, për të cilën jepen 100 milion lekë. Këtë vit kemi pasur 4 akte normative në mars e maj, paketa 1 dhe 2 ku u ndihmuan mbi 300 mijë individë”,- tha Denaj.

Denaj e cilësoi 2021 vitin e kthimit të vendit drejt normalitetit.

“Në vitin 2021 presim rritje ekonomike 5,5%. Ne synojmë të jetë një vit drejt kthimit të normalitetit. Me shpresën e sigurimit të vaksinës presim të sjellë liri më të gjërë dhe konsum më të gjërë”,- tha ajo.




Skip to toolbar