Ngërçi me pagat/ Administrata në Dhomën Penale dhe atë Civile të Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin

AKTUALITET


Administrata e Gjykatës së Tiranës, dhoma Civile dhe Penale vijojnë protestën edhe sot duke mos dhënë shërbime.

Gerd Hoxha, nënkryetari i Gjykatës Penale, me kompetencat e kryetarit ka thirrur në mbledhje administratën.

Ngërçi për pagat u krijua pasi Kuvendi ende nuk ka miratuar formulën për rritjen e pagave të magjistratëve.

Qeveria ka njoftuar se çështja do të zgjidhet me nisjen e sesionit të ri të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese një ditë më parë kërkoi që vendimi i saj me afat deri më 31 korrik, të zbatohet menjëherë.



Skip to toolbar