Plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

AKTUALITET


Pak orë pas krimit të dyfishtë, Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës, ku mbetën të plagosur Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri (8 shtator).

Hetuesit dyshojnë se origjina e ngjarjes lidhet me një konflikt të hershëm mes palëve, por mbetet ende e paqartë nëse përplasja e së martës mbrëma ishte një takim i rastësishëm apo një përballje e lënë më parë për të “sqaruar” mosmarrëveshjet.

Zbardhja e plotë e ngjarjes po përballet me një bllokim hetimor, pasi të dy të plagosurit kanë refuzuar të japin dëshmi para grupit hetimor.

Heshtja e tyre po pengon hetimin për zbulimin e motiveve të sakta, ndërsa forcat e policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.



Skip to toolbar