Ngjela: Turp historik, drejtohemi nga primitivizmi i katër njerëzve

POLITIKË


Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta në lidhje me patriotizmin dhe intelektin e qeveritarëve shqiptarë duke i cilësuar edhe si “primitivizmi i  katër njerëzve” ka lënë Shqipërinë në këtë gjendje.

Në një krahasim me zgjedhjet në Kosovë, Ngjela shprehet se shqiptarët nuk kanë pse habiten me kulturën politike që u reflektuar si nga votuesit kosovarë ashtu dhe liderët e rinj që fituan. Për Ngjelën mungesa e kësaj kulture në Shqipëri lidhet drejtpërdrejtë me anti-intelektualizmin dhe primitivizmin e 4 njerëzve që kanë bërë historinë e Shqipërisë post komuniste.

Shqiptarët e Shqipërisë po habitën se si votuan me aq kulturë shqiptarët e Kosovës. Dhe jo vetëm kaq: shqiptarët e Shqipërisë po habitën me kulturën politike që po reflektojnë liderët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes. Po përse po habitën! Nuk e kuptojnë dot këta që kjo gjendje në Shqipëri është refleks i një politike mesjetare, injorante, dhe me shenja të theksuara marrëzie?

Në fakt gjendja primitive e politikës shqiptare është rrjedhojë direkte e egërsisë anti-intelektuale të Berishës, Metës, Ramës dhe Bashës. Është turp historik për Shqipërinë që drejtohet ende nga primitivizmi i katër njerëzve që më karakterin anti-intelektualist të tyre, urrejnë dhe përbuzin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dyshja Kurti-Osmani në Prishtinë duhet që, me intelektualizmin e tyre, të përbuzin anti-intelektualizmin Berisha-Rama në Tiranë. Ardhja në qeverisjen e Kosovës e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nuk është një rastësi. Nëse ata do të jenë në lartësinë e duhur dhe me tharm patriotik në drejtimin e Kosovës, ditë për ditë do të zhvleftësojnë katërshen mesjetare dhe korruptive të politikës aktuale shqiptare që ka grabitur shqiptarët në 30 vjet.” shkruan Ngjela

Avokati gjithashtu ka bërë një thirrje për dy liderët e rinj të Kosovës, Kurtin dhe Osmanin që të mos kenë lidhje miqësore me katërshen injorante dhe të korruptuar shqiptare: Berisha, Meta, Rama dhe Basha.

Nëse qeveria e re e Kosovës do të fillojë procesin anti-korrupsion në Prishtinë, ky duhet të fillojë si një proces me karakter radikal. Në të njëjtën kohë, është mirë që të mos ketë asnjë lloj lidhjeje miqësore me katërshen injorante dhe të korruptuar shqiptare: Berisha, Meta, Rama dhe Basha.” tha Ngjela

Ngjela bën një vlerësim edhe për reformën në drejtësi në Shqipëri, si një formulë amerikane që do të largoje korrupsion dhe lidhjet anti-perëndimore të lidhura me Beogradin, Moskën dhe Ankaranë. Ai sugjeron se e njëjta reformë duhet të strukturoret nga amerikanët edhe në Kosovë.

Një gjë është e vërtetë, korrupsioni shtetëror në Tiranë dhe ai në Prishtinë janë bashkësi anti-perëndimore dhe të lidhura me Beogradin, Moskën dhe Ankaranë. Të dy këta korrupsione duhen shkulur nga rrënjët. Në Tiranë ka filluar reforma në drejtësi si formulë amerikane për shkallmimin e korrupsionit politik. Po në Prishtinë?

Amerikanët duhet të strukturojnë të njëjtën reformë edhe në Kosovë. Dhe pastaj, menjëherë të nisë likuidimi gjyqësor për shpronësimin dhe penalizimin e të korruptuarve në Tiranë dhe në Prishtinë.” mbyll postimin e tij Ngjela



Skip to toolbar