Të martën u miratua lista paraprake me 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të synojnë një vend në Prokurorinë Speciale (SPAK). Krijimi i këtij organi, që del nga Reforma në Drejtësi, është çelsi i edhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në tetor. Në një intervistë televizive, nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, ëshë shprehur se rezultatet e SPAK do të jenë të shpejta. Sipas tij, peshqit e mëdhenj, do të bien shumë shpejt në “grepin” e Prokurorisë Speciale për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Do të ishte mirë të vinin amerikanë apo anglezë për një periudhë kohe, por këta kemi tani. Ishalla uroj që të gjithë këta me kurajo dhe integritet të kalojnë edhe vettingun dhe të fillojë kjo strukturë dhe të merren me ata që janë bërë si baballarët e kombit. Do të merren ustallarët e baballarëve të kombit. Ata që ua kanë futur dy këmbët në një këpucë do i detyrojnë”.
“Peshqit e mëdhenj? Goditjet e para besoj që do të jenë brenda këtij viti. Hajduti nuk ka ngjyrë, këta janë në një vend. Nuk janë veç e veç për të vjedhur, po të hapësh tefterët e biznese do të shikosh gallatë. Kjo është arsyeja që prej 20 e ca vitesh punojnë 2-3 biznesmenë që kur ka qenë Nano, qeveria ime, por edhe kjo punonin bashkë, që Basha u thotë tani oligarkë. E kanë mbyllur rrethin. Kur ndajnë me ata i quajnë biznesmenë, kur nuk ndajnë i quajnë oligarkë” tha ai.