Nigeri/ Persona të armatosur rrëmbejnë më shumë se 100 nxënës në shkollë

BOTA


Më shumë se 100 nxënës nigerianë janë rrëmbyer në qytetin veriperëndimor Kuriga, raporton BBC.Nxënësit ishin në terren rreth orës 08:30 me kohën lokale, kur dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta kaluan nëpër shkollë. Nxënësit, nga mosha 8 deri në 15 vjeç, u morën së bashku me një mësues.

Bandat e rrëmbyesve kanë kapur qindra njerëz vitet e fundit, veçanërisht në veri-perëndim. Megjithatë, ka pasur një reduktim të rrëmbimeve masive të fëmijëve gjatë vitit të kaluar deri në këtë javë. Dëshmitari okular tha se një nxënës u qëllua nga personat e armatosur dhe aktualisht po merr kujdes mjekësor në spital.


Në janar, banditët vranë një drejtor shkolle në zonë dhe rrëmbyen gruan e tij. Bandat kriminale të rrëmbimit që sjellin frikë në Nigerinë veriperëndimore janë të ndara nga Boko Haram në veri-lindje, megjithëse ka pasur raporte se ata mund të kenë punuar së bashku me raste./abcnews.al




Skip to toolbar